Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Michael Zorc: Ja si qëndron e vërteta me Sanchon

NULL NULL
12.09.2019 08:29

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, ka konfirmuar se është zhvilluar një takim në lidhje me shitjen e mundshme të Jadon Sancho te Manchester United, por adoleshenti nuk kishte “asnjë qëllim” për t’u larguar nga verdhezinjtë. Sancho, 19 vjeç, zhvilloi një sezon mjaft pozitiv me Dortmundin në Bundesligë, teksa shënoi 12 gola dhe siguroi 14 asistime. Kjo ecuri bëri që emri i tij të përmendej në medie, si i kërkuar nga klube të mëdha në Europë.

“Tani është një temë e nxehtë interesimi i Manchester United për Sanchon. Është e vërtetë, e kemi zhvilluar një takim. Manchester United ftoi konsulentin. por, sipas asaj që unë di, këshilltari i tha klubit që, pa marrë parasysh sa para ata ofrojnë, ne nuk do ta lëmë të shkojë këtë verë. Edhe lojtari nuk kishte ndërmend ta ndërmerrte këtë hap këtë verë. “

Sancho e nisi me vrull sezonin e ri 2019-20. Në tri ndeshje të Bundesligës këtë sezon ai ka shënuar dy herë dhe ka siguruar tre asistime. Në fitoren 5-3 ndaj Kosovës në kualifikueset e Euro 2020, talenti anglez realizoi dygolësh./supersport.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.