Miami Heat në finale të Konferencës Lindore - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Miami Heat në finale të Konferencës Lindore

NULL NULL
13.05.2023 08:04

Miami Heat ka kaluar në finale të Konferencës Lindore, pasi e mposhti New York Knicks, në serinë 4-2.

Në ndeshjen që u zhvillua në “Kaseya Center”, Miami triumfoi me rezultat 96-92 ndaj Knicks.

Takimin më mirë e filluan mysafirët duke e fituar çerekun e parë me rezultat 31-24. Por në çerekun e dytë u kthye Miami, duke triumfuar me shifrat 27-19.

Në periudhën e tretë dhe të katërt, Heat ishte vetëm për pak më mirë, duke triumfuar në fund me rezultatin final 96-92.

Më i dalluari në këtë përballje nga radhët e Heat ishte Jimmy Butler me 24 pikë, tetë kërcime dhe katër asistime. /Klankosova.t.v