Miami Heat e mposht kampionin në fuqi me 42 pikë diferencë NULL NULL 22.10.2021 17:57 22.10.2021 17:57 Oct 21, 2021; Miami, Florida, USA; Miami Heat forward Markieff Morris (8), guard Max Strus (31), forward Jimmy Butler (22), guard Kyle Lowry (7) and center Dewayne Dedmon (21) reacts from the bench during the fourth quarter of the game at FTX Arena. Mandatory Credit: Sam Navarro-USA TODAY Sports NBA ka vazhduar me ndeshjet e radhës, teksa gjatë natës së kaluar janë zhvilluar tri takime. Vëmendja kryesore ka qenë në FTX Arena në Miami, ku Miami Feat është përballur me kampionin në fuqi Milwaukee Bucks. Heat e kanë turpëruar kampionin në fuqi duke e mposhtur me 42 pikë diferencë 137-95. Tyler Herro ka qenë më i miri te Heat me 27 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime. Teksa edhe Golden State Warriors ka shënuar fitore kundër Los Angelos Clippers me dy pikë epërsi 115-113. Steph Curry ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e Golden State Warriors me 45 pikë dhe 10 asistime. Curry vetëm gjatë çerekut të parë ka shënuar 25 pikë, ku ishte i saktë në nëntë tentimet për gjuajte. /Klankosova.tv/. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.