Mevlan Zeka dhe Ylli Hoxha i bashkohen Fc Suhareka NULL NULL 03.08.2023 20:32 03.08.2023 20:32 Dy transferime bombastike ka realizuar klubi futbollistik, Fc Suhareka. Bëhet fjalë për Mevlan Zekën dhe Ylli Hoxhën të cilët u larguan nga SC Gjilani pasi po kalon një periudhë të vështirë organizimi. Lajmin për transferimin e të dy lojtarëve e bërë vetë klubi përmes faqes zyrtare në Facebook. Karriera e sulmuesit Zeka është me bagazh të madh duke qenë pjesë e Superligës për vite me radhë gjithashtu me superparaqitje në ndeshjet europiane së me SC Gjilani dhe në të kaluarën me Feronikelin e me Ballkanin. Karrierë ai bëri edhe te KF Liria e KF Vëllaznimi. Hoxha, futbollist kampion, i cili në supet e tij bartë shumë asistime e gola të realizuara ndër vite. Së fundmi ishte pjesë e SC Gjilani duke u paraqitur në garat europiane kurse në të kaluarën ishte pjesë e FC Prishtina, KF Feronikeli, FK Kukësi, KF Vllaznia etj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.