Metsola takohet me Osmanin: Angazhimi në dialog duhet të sjellë progres NULL NULL 08.11.2024 09:52 08.11.2024 09:52 Delegacioni i Parlamentit te Evropes dhe i Presidences se Kosoves Presidentja e Parlamentit të Evropës, Roberta Metsola, ka thënë se është takuar dje me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën ka diskutuar për përpjekjet e Kosovës për një të ardhme evropiane. Në një postim në platformën X, ajo ka theksuar se e mirëpret angazhimin e Kosovës ndaj Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimit gradual në tregun e përbashkët të BE-së, njofton Klankosova.tv. “Angazhimi në dialogun Prishtinë-Beograd duhet të qojë në përparim”, ka thënë Metsola në X. Osmani gjatë ditës se djeshme ka thënë se nuk do tw takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. /Klankosova.tv “Nuk takohem me Vuçiqin”, pjesëmarrja e Osmanit në Komunitetin Politik Evropian në Budapest *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 28/06/2025