Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Meta: Shqipëria ka nevojë për klimë të përgjegjshme politike

NULL NULL
27.02.2017 13:43

Shqipëria ka nevojë për një klimë konstruktive e të përgjegjshme politike, që rrit kredencialet demokratike të vendit, është shprehur kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Ai është takuar me bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Andrej Hunko dhe Joseph O’ Reilly. Ata kanë folur për situatën aktuale politike në vend, mbi avancimin e reformimit të sistemit të drejtësisë dhe mbi

Meta theksoi se situata aktuale politike në vend kërkon përgjegjshmëri nga të gjithë aktorët. “Duhet transparencë maksimale për zbatimin e besueshëm të reformës në drejtësi dhe në veçanti të ligjit të Vetingut.

Transparencë për implementimin e procesit të dekriminalizimit dhe për garantimin e standarteve më të larta bashkëkohore për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të qershorit. Shqipëria ka nevojë për një klimë konstruktive e të përgjegjshme politike që rrit kredencialet demokratike të vendit.

Klima bashkëpunuese përshpejton hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, është shprehur Meta.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.