Meta shkon për homazhe në Prekaz, pritet nga Jashari e Lladrovci

Meta shkon për homazhe në Prekaz, pritet nga Jashari e Lladrovci

NULL NULL
4 days më parë

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovic dhe presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kanë bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari.

Këtë e bëri të ditur vet Bekim Jashari, ku tha se në vigjilje të shënimit të festave të 28 nëntorit, bashkë me Lladrovcin e pritën në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” presidentin e Shqipërisë Ilir Meta.

“Në vigjilje të shënimit të festave të 28 Nëntorit, bashkë me mikun tim, kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, pritëm në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, të cilin e shoqëruam gjatë homazheve para heronjve e të rënëve të familjes Jashari. Me këtë rast falënderova Presidentin Meta për vizitën dhe nderimin bërë historisë sonë të përbashkët”, shkroi Jashari, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me krerët e institucioneve të Kosovës dhe krerët opozitarë në vend.