Meta për Haradinajn: Krenar për karakterin e tij frymëzues NULL NULL 21.07.2019 21:25 21.07.2019 21:25 Kryeministri në largim Ramush Haradinaj dhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, u takuan sot në Prishtinë, njofton Klan Kosova. Meta ishte i shoqëruar edhe nga vajza e tij. Pas takimit, kreu i shtetit shqiptar tha se është krenar për karakterin frymëzues të Haradinajt. “I lumtur të takoja sot Kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë. Krenar për karakterin e tij frymëzues”, ka shkruar Meta në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.