Meta: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi çon në njohje NULL NULL 27.11.2017 21:57 27.11.2017 21:57 Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se është shumë me rëndësi që të qartësohet përfundimisht orientimi i Serbisë, drejt Bashkimit Evropian apo në drejtim të Rusisë. “Orientimi Serbisë duket se është drejt BE”. “Ka një përpjekje dhe insistim për të ecur drejt BE dhe kjo do të thotë një qasje evropiane me fqinjët edhe Kosovën”, ka thënë Meta, njofton Klan Kosova. Meta ka thënë se nuk pret që Serbia të njohë Kosovën, para Greqisë, Rumanisë dhe vende tjera të BE-së që ende nuk e kanë bërë njohjen. Por sipas tij ka diçka që çon në njohjen e shtetësisë së Kosovës edhe nga vet Serbia. “Normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë më Kosovën çon në këtë njohje”. “Normalizimi çon në zgjidhjen e problemeve konkrete. Për shembull për qytetarët e Medvegjës, normalizimi i marrëdhënieve do të ishte shumë pozitive. Normalizimi i marrëdhënieve do të ishte frymëmarrje për shqiptarët në Luginë”, ka deklaruar Meta. Ai ka thënë se duhet koordinim më i mirë i qëndrimeve të brendshme për vendimet që duhet marrë, ku duhet një shumicë. “Nuk mendoj që është pengesë e pakapërcyeshme, do të kërkojë kohën e saj. Unë e vë theksin të progresi i brendshëm. Progres i bashkëjetesës me serbët në Kosovë por varet shumë edhe nga progresi i dialogut me Serbinë, çka do të ndikonte që pesë shtete e Be-së ta njohin Kosovën në të ardhmen”, ka deklaruar Meta ndër të tjera. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 13 orë më parë