Meta në Shkodër: Të votojmë Keti Bazhdarin NULL NULL 01.05.2015 17:20 01.05.2015 17:20 Me rastin e çeljes së sezonit turistik, forumet rinore të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim të qytetit të Shkodrës kanë zhvilluar një koncert në plazhin e Velipojës, me pjesëmarrjen e qindra të rinjve. Në këtë event ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kandidatja e së majtës për kryetare Bashkie, Keti Bazhdari dhe deputetët e majtë të qarkut Shkodër Mimoza Hafizi, Namik Kopliku dhe Agron Çela si dhe kryetari i Komunës Velipojë, Pashk Ujka. Në fjalën e tij zoti Meta u shpreh se arsyeja që duhet të votojmë Keti Bazhdarin më 21 qershor është fakti se kemi një projket të madh e transformues për Shkodrën, që quhet “Keti për Shkodrën”. “21 qershori është një datë e rëndësishme për të gjithë ju, sepse keni mundësinë t’i jepni jetë dhe një nxitje të fortë një projekti të madh e transformues që quhet “Keti për Shkodrën”. Ky është një projekt i krijuar nga nga vetë mjedisi dhe komuniteti i Shkodrës, sepse Keti para disa vitesh ishte një prej jush dhe me pasion e këmbëngulje arriti të studjojë e të fillojë nga zero, duke krijuar një projket të sajin të sukseshëm dhe ky model suksesi do t’i vijë edhe Bashkis Shkodër”, tha Meta. Ndërsa vetë Keti Bazhdari, duke vlerësuar mbështetjen që do t’i jepet turizmit, u shpreh se Velipoja do jetë qyteti i dytë i Shkodrës dhe se bashkia e re do jetë një mbështetje e fuqishmë për rininë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lladrovci: Sami Lushtaku na sulmoi nën brez, tha që e çuam Thaçin në Hagë (VIDEO) 19 minuta më parë
Kosova Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë (VIDEO) 26 minuta më parë