Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Meta mbërrin në Prokurori që të dëshmojë për Dvoranin

NULL NULL
10.12.2019 12:30
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka mbërritur për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës.
Ai u thirr në Prokurori për kallëzimin ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvoranit. Pritet që Ilir Meta të shpjegojë faktin penal të pretenduar në kallëzimin ndaj Dvoranit.

Presidenti i Republikës do të pyetet nga prokurori Alket Mersini, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Më 19 nëntor, Meta nënshkroi kallëzimin penal me akuzën për “shpërdorim detyre” ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani duke e cilësuar këtë padi si një mundësi historike për Reformën në drejtësi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.