Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Meta kthen dy ligje të tjera: Të nxituara dhe jo të plota

NULL NULL
16.07.2019 11:01

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kthyer në Parlament dy ligje të tjera.

Në rastin e parë bëhet fjalë për Ligjin “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave”, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, i miratuar më 20 qershor.

Në argumentimin e presidentit thuhet se “ky ligj i paraqitur për shpallje është një nismë ligjore e nxituar, jo e plotë dhe fryma e këtij ligji shkon në kundërshtim me kuadrin ligjor aktual në fuqi”.

Argumentimi i plotë i Presidentit

Ligji tjetër i kthyer nga Ilir Meta është ai “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, shkruan Top Channel.

Argumentimi i plotë i Presidentit

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.