Meta: Kriminelët nuk kanë vend në postet publike NULL NULL 02.06.2016 18:06 02.06.2016 18:06 Është mbledhur këtë të enjte Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI-së. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në fjalën e tij nënvizoi rëndësinë e reformën në drejtësi, dekriminalizimit dhe theksoi se elementet kriminale nuk kanë vend në postet publike të çdo njërës nga partitë politike në vend. “Reforma në drejtësi vjen pas miratimit të legjislacionit për dekriminalizimin që i ka dhënë efektet e para dhe për të cilin qëndrimi i LSI-së është zbatimi i plotë e pa ekuivok ndaj cilitdo qoftë në LSI apo në forcat e tjera politike. Elementet me rekorde kriminale nuk kanë vend në zyrat dhe postat publike”. Ky është një detyrim dhe borxh që ju kemi qytetarëve, po të kemi parasysh shfaqjet që kanë ndodhur në Kuvend dhe institucionet e tjera. Kreu i LSI-së tha se, procesi i dekriminalizimit duhet shoqëruar me reformën zgjedhore në mënyrë që të gjithë aktorët që marrin pjesë në zgjedhje të jenë të përgatitur për zgjedhjet elektorale. Duke u ndalur te zgjedhjet, Ilir Meta njoftoi zhvillimin e zgjedhjeve të reja në LSI. “Sikurse jeni në dijeni LRI po zhvillon zgjedhjet e saj dhe javën e ardhme do të kemi konventën Zgjedhore të LRI-së që do të sjellë një lidership për këtë forum rinor që na bën krenar ndërkombëtarisht”./Shekulli *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.