Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Meta i dorëzon flamurin delegacionit shqiptar në Lojërat Dimërore

NULL NULL
02.02.2018 22:00
Dy sportistët kuqezinj, pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore në Pjong Çeng të Koresë së Jugu, morën në dorëzim flamurin nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në prani edhe të kreut të KOKSH-it, Viron Bezhani

Shqipëria do të marrë pjesë me vetëm dy spostistë – Erjon Tola dhe Suela Mëhilli – në Lojërat Olimpike Dimërore 2018, që do të zhvillohen në Pjong Çeng të Koresë së Jugut për 17 ditë, nga 9 deri më 25 shkurt 2018.

Ekipi Olimpik Shqiptar do të jetë i pranishëm në Kore që në fillim, më 9 shkurt, për ceremoninë e hapjes së Lojërave, të flamurit dhe të parakalimit.

Në prag të këtij eventi, dy sportistët kuqezinj morën në dorëzim flamurin nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në prani edhe të kreut të KOKSH-it, Viron Bezhani. Me këtë rast, kreu i shtetit shqiptar dha këtë mesazh përmes faqes së vet zyrtare në Facebook.

“Të dashur miq, kisha sot privilegjin t’i dorëzoja flamurin kombëtar Ekipit Olimpik Shqiptar, që do të na përfaqësojë në “Lojrat Olimpike Dimërore 2018”, në Korenë e Jugut. Uroj që flamurin kuqezi, më të bukurin në botë, ta nderojnë sa më lart në këtë aktivitet sportive”.

lajme të ngjashme