Meta dënon aktin kriminal në Zubin Potok, thotë se vjen nga bandat serbe NULL NULL 30.11.2024 15:47 30.11.2024 15:47 Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta ka dënuar me ashpërsinë më të madhe sulmin e mbrëmshëm terrorist në kanalin kryesor të Ibër Lepencit, infrastrukturën jetike të Kosovës. Ai thotë se ky është sulm kriminal dhe terrorist, i cili vjen nga bandat e dirigjuara dhe orkestruara nga Serbia, transmeton Klankosova.tv. “Partia e Lirisë, në mbështetje të palëkundur të popullit dhe institucioneve, të integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës u bën thirrje të gjithë vende partnere ndërkombëtare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, të dënojnë me forcën më të madhe këto sulme terroriste, si dhe t’i ushtrojnë presionin e duhur Beogradit zyrtar për të hequr dorë nga këto akte kriminale që rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë”, shkruan ndër të tjera Meta në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Thyerje të brinjëve”, mjeku flet për gjendjen e njërit prej policëve të vetaksidentuar në veri 6 orë më parë
Kosova Avokati i Popullit do të kërkojë monitorimin e procesit gjyqësor në Hagë vitin e ardhshëm 8 orë më parë