Mësuesja e Taylor Swift tregon se ajo gjithmonë kishte shkruar poezi në klasë NULL NULL 24.04.2024 18:57 24.04.2024 18:57 Kengetarja Taylor Swift; Foto: Arkiv; Taylor Swift ka shkruar poezi qysh herët para se të bëhej një yll ndërkombëtar i muzikës pop. Mësuesja e vjetër e këngëtares, Barbara Kolvek, ndau disa informacione për ditët e shkollës fillore të këngëtares në një intervistë me CBS Philadelphia të shtunën, më 20 prill. Barbara ishte mësuesja e muzikës e Taylor dhe që atëherë ajo është pensionuar nga fusha e arsimit. Ish-mësuesja e pranoi se këngëtarja “Fornight” ka shkruar poezi që kur ishte fëmijë. “Ajo gjithmonë shkruante poezi, gjithmonë. Edhe në klasën e muzikës, edhe kur nuk kishte nevojë”, ka thënë ish-mësuesja, shkruan HollywoodLife, transmeton Klankosova.tv.