Messi realizon dy gola dhe bën dy asistime në fitoren e Inter Miamit NULL NULL 28.04.2024 09:45 28.04.2024 09:45 Ylli argjentinas i futbollit, Lionel Messi po vazhdon të shkëlqejë në Amerikë. Klubi i tij Inter Miami ka marrë fitore në udhëtim 1-4 te New England Revolution, njofton Klankosova.tv Në këtë triumf të klubit, Messi pati paraqitje fantastike me dy gola dhe dy asistime. Golin e parë argjentinasi e realizoi në minutën e 32-të pas një asistimi nga Taylor për t’i barazuar shifrat në 1-1. Derisa, golin e dytë e realizoi në minutën e 68-të e ndeshjes, kur Messi u shërbye në mënyrë të mrekullueshme nga Sergi Busquets. Me këtë fitore Inter Miami ngritët në pozitën e parë në tabelë me 21 pikë në Konferencën e Lindjes.