Messi po vazhdon të magjepsë tifozët e futbollit, 10 gola në 8 ndeshje për Inter Miami këtë sezon NULL NULL 06.05.2024 13:52 06.05.2024 13:52 Lionel Messi po vazhdon të magjepsë tifozët e futbollit, por këtë herë i veshur me fanellën e Inter Miami. Në sezonin 2024 ylli argjentinas, Messi ka realizuar 10 gola në 8 ndeshje të luajtura, shkruan Klankosova.tv Derisa, ka shënuar edhe dy gola të tjerë në tre ndeshje të kampionëve të CONCACAF. Edhe pse futbollisti argjentinas mund të ketë ndryshuar ligë, aftësia e tij për të thyer pritshmëritë dhe për të ripërcaktuar se çfarë do të thotë të jesh futbollist mbetet e padiskutueshme. Që nga ardhja e tij në Inter Miami, Messi nuk ka reshtur së shënuari dhe asistuar bashkëlojtarët e tij dhe falë tij klubi i tij ka fituar titullin e parë në historinë e tij.