Messi, Neymar dhe Mbappe shkëlqejnë në fitoren e Parisit (VIDEO) NULL NULL 09.04.2022 23:45 09.04.2022 23:45 Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe kanë shkëlqyer në fitoren e Paris Saint-Germainit ndaj Clermontit. Parisienët në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Ligue 1, triumfuan me rezultat 6-1 ndaj Clermontit në udhëtim. Serinë e golave e filloi Neymar, në minutën e 6’, teksa e vazhdoi Kylian Mbappe, pas një tjetër asistimi nga Lionel Messi. Krejt çka bëri në pjesë të parë Clermonti, është ngushtimi i epërsisë, me Jodel Dossoun. Në pjesë të dytë, Parisi shënoi edhe katër herë, derisa të gjithë golat u shënuan në 20 minutat e fundit të takimit. Neymar shënoi në minutën e 71-të, golin e dytë në ndeshje, derisa të dytin personal, e shënoi edhe Mbappe, tre minuta më vonë, ndërsa në minutën 60-të, francezi kompletoi het-trickun, pas një asistimi nga Messi, i cili gjithashtu kompletoi het-trickun me asiste. Një tjetër lojtar që arriti të kompletojë het-trickun, është edhe Neymar, në minutën e 83-të, me këtë gol edhe përfundoi ndeshja. Parisi pas fitores mbetet në pozitën e parë me 71 pikë, pas 31 ndeshjeve. /Klankosova.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.