“Messi mund të luajë së paku deri me 38 vjet” NULL NULL 17.02.2020 13:21 17.02.2020 13:21 Ish mbrojtësi i Barcelonë, Carles Puyol, ka vazhduar ta përkrahë ish bashkëlojtarin e tij, Lionel Messi për shkëlqimin e tij ndër vite. Puyol ka thënë se argjentinasi ka potencial për të luajtur së paku deri në moshën 38 vjeçare, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova. Messi mbush në qershor 33 vjet dhe ende vazhdon të shkëlqej në La Liga këtë sezon ku ka realizuar 14 gola dhe 12 asistime në 19 paraqitje. “Messi tash është 32 vjeçar dhe një lojtar si ai që kujdeset për vetveten mund të luajë së paku deri në 38 vjet”, ka thënë Puyol për Marca. “Pse flasim për Barcelonën pa Messi kur ai është aty? Çfarë duhet të bëjmë është që të provojmë që fitojmë me të atë që është e mundur”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days