Messi me veprim ilegal ndaj Boatengut NULL NULL 07.05.2015 09:12 07.05.2015 09:12 Pos këtij komenti, komentatori i futbollit në Sky Sport, Jammie Redknapp ka kritikuar trajnerin e gjermanëve, Pep Guardiola se nuk ia ka arritur ta shpjerë Bayernin në një nivel tjetër. Sipas tij, klubi bavarez ka ngecur, duke mbetur shumë prapa nga dy vjet më parë. Ajo çfarë Lionel Messi i bëri Jerome Boatengut, me rastin e golit të dytë të Barcelonës, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të ligës së Kampionëve kundër Bajernit, të mërkurën mbrëma, është pothuajse ilegale në futboll. Këtë komente e ka bërë komentatori i këtij sporti, Jammie Redknapp, në analizën e bërë menjëherë pas përfundimit të takimit. Messi e kaloi Boatengun me një veprim, pas të cilit gjermani i natyralizuar u rrëzua në fushë, pashpjegueshëm. Redknapp kritikoi edhe trajnerin e gjermanëve për stilin e lojës. “Kur Guardiola e mori detyrën nga Jupp Heynckes, e kishim idenë se kjo ishte një punë e ëndrrave, në një klub që sapo kishte fituar tre titujt e mundshëm. Por, ai nuk ia doli ta shpjerë Bajernin në një nivel tjetër. Në fakt, ky klub ka ecur prapa”, tha ai. Bayern humbi 3 me 0 nga Barcelona, në një ndeshje që deri në minutën e 77 u duk pak a shumë e barabartë. Dy gola të Messit dhe një nga Neymar, i dhanë garanci të forta katalunasve për ndeshjen e kthimit, që luhet të martën në Munih. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.