Messi dhe Inter Miami përballen me PSG-në në një supersfidë të Kupës së Botës NULL NULL 24.06.2025 09:57 24.06.2025 09:57 Inter Miami's Luis Suarez celebrates after scoring his side's second goal against Palmeiras during the Club World Cup Group A soccer match between Inter Miami and Palmeiras in Miami Gardens, Fla., Monday, June 23, 2025. (AP Photo/Lynne Sladky) Inter Miami e Lionel Messit do të përballet me Paris Saint-Germain në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës për Klube, duke siguruar një përballje emocionuese mes ish-bashkëlojtarësh, trajnerësh dhe rivalësh të vjetër nga koha e Barcelonës. Skuadra amerikane e siguroi kualifikimin pas një barazimi 2-2 ndaj Palmeiras, duke e mbyllur Grupin A në vendin e dytë. Brazilanët përmbysën rezultatin në minutat e fundit me golat e Paulinhos dhe Mauricios, duke marrë kreun e grupit dhe duke u përballur më pas me Botafogon në raundin tjetër. Nga ana tjetër, PSG përfundoi në krye të grupit të vet pas fitores 2-0 ndaj Seattle Sounders, falë golave të Khvicha Kvaratskhelias dhe Achraf Hakimit. Ky rezultat i dërgon kampionët e Evropës në një duel të shumëpritur me Inter Miamin, ku përballen emra të njohur si Luis Suarez, Sergio Busquets, Jordi Alba dhe trajneri Javier Mascherano me ish-trajnerin e tyre te Barcelona, Luis Enrique – i cili i udhëhoqi drejt tripletës historike në vitin 2015. Në prag të sfidës me PSG-në, Jordi Alba tha: “I njohim mirë kampionët e Evropës, përfshirë trajnerin me të cilin kam pasur fatin të punoj. Gjithmonë kam thënë se është më i miri në botë. Do takohem me miq të mirë, por kur fillon ndeshja, ne luftojmë për të fituar. Pse të mos e bëjmë? Ky është futbolli”. Trajneri Mascherano e cilësoi këtë kualifikim si një arritje historike. “Kjo është një natë historike për MLS-in. Jemi mes 16 ekipeve më të mira në botë, dhe gjithë liga duhet të jetë krenare për këtë sukses të Inter Miamit”. Në të njëjtin grup, Porto dhe Al Ahly u eliminuan pas një barazimi spektakolar 4-4, që nuk u mjaftoi për të grumbulluar pikët e nevojshme. Në anën tjetër, PSG u rikthye në rrugën e fitores pas humbjes befasuese nga Botafogo, me Luis Enrique që komentoi vështirësitë e terrenit në Seattle. “Nuk ishte e lehtë, fusha ishte shumë ndryshe nga ajo që jemi mësuar në Evropë, por u përshtatëm”. PSG vazhdon të jetë pa golashënuesin kryesor Ousmane Dembele, i cili mungoi për herë të tretë radhazi për shkak të një lëndimi. Atletico Madrid, pavarësisht fitores 1-0 ndaj Botafogos me golin e vonshëm të Antoine Griezmann, nuk arriti të kalojë më tej. Trajneri Diego Simeone u shpreh i zhgënjyer. “Kemi gjashtë pikë, por nuk mjaftuan. U ndëshkuam për këtë”. Sonte në mbrëmje Bayerni i Mynihut përballet me Benfican, ndërsa Auckland City dhe Boca Juniors luftojnë për një vend të fundit në Grupin C. Ndërkohë, Chelsea do të sfidojë Esperance Tunis për të siguruar kalimin më tej dhe për t’iu bashkuar Flamengos dhe LAFC-së në fazën me eliminim direkt. Kupën e Botës për Klube mund ta ndiqni ekskluzivisht në kanalet sportive të platformës më të madhe televizive në vend, Artmotion. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.