Messi dhe Hamilton ndajnë çmimin sportisti i vitit NULL NULL 17.02.2020 20:13 17.02.2020 20:13 Ngjarja “Laureus 2020”, e mbajtur gjatë ditës së sotme në Berlin, ka dhuruar një befasi të madhe. Kjo pasi që për herë të parë çmimi për sportistin e vitit i është dhënë dy personave, e që janë ylli i Barcelonës, Lionel Messi dhe kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton. Messi është bërë futbollisti i parë që ka fituar çmimin si sportisti i vitit në këtë ngjarje ndërsa Hamilton është garuesi i tretë që e ka fituar këtë çmim pasi që më parë e kishin fituar edhe Schumacher dhe Vettel. Messi dhe Hamilton i kanë lënë prapa me vota sportistët e tjerë e që ishin Rafael Nadal, Marc Marquez, Eliud Kipchoge dhe Tiger Woods. #Laureus20 @LaureusSport ❗️ Leo #Messi has the floor … https://t.co/qoHZZAPWjP — FC Barcelona (@FCBarcelona) February 17, 2020 YES! Get in there Lewis! ? The six-time world Champ picks up the prestigious Laureus World Sportman of the Year award alongside Lionel Messi! ???#Laureus20 https://t.co/BZMxQJ8giZ — Mercedes-AMG F1 (@MercedesAMGF1) February 17, 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.