Mësoni se pse ndodh të djersiteni dhe si ta largoni erën nga trupi NULL NULL 16.10.2022 22:34 16.10.2022 22:34 Era e trupit është një nga gjërat më njerëzore dhe megjithatë, një nga komplekset më të mëdha. Sipas dermatologes Dr. Shareefa Isa Chause, era e trupit ndodh kryesisht për shkak të baktereve që janë të pranishme në lëkurë, dhe jo vetë djersës. Ajo thotë se ju mund të zvogëloni erën e trupit tuaj duke u kujdesur për gjërat themelore: Larja e një zone më të djersitur me sapun, përdorimi i antidjersave që përmbajnë klorur alumini dhe rruajtja e qimeve të trupit rregullisht. Ajo shton se qimet e trupit bllokojnë bakteret, të cilat mund të rrisin gjasat për të pasur më shumë erë të trupit. “Ju mund të pakësoni erën e trupit tuaj në mënyra të caktuara. Shmangni ngrënien e hudhrës dhe xhenxhefilit pasi kjo erë përcillet përmes djersës. Gjithashtu duhen shmangur kafeja dhe alkooli sepse shkaktojnë më shumë djersitje. Një dietë e shëndetshme me portokaj gjithashtu mund të ndihmojë”, shton ekspertja. “Era e trupit mund të shkaktohet nga shumë gjëra, të tilla si ulja e estrogjenit gjatë ciklit menstrual, pubertetit ose gjatë shtatzënisë. Djersitjet e natës gjatë menopauzës mund të çojnë gjithashtu në ndryshime në erën e trupit. Përpjekja për t’u kujdesur për veten në mënyrën më të mirë gjatë këtyre kohërave është çelësi për të kontrolluar erën e trupit”, ka thënë endokrinologia Dr. Sayali Dhake. Kështu, ndërkohë që nuk mund ta ndryshoni plotësisht atë që ju pëlqen, mund ta kontrolloni atë në një masë dhe madje ta ndryshoni pak duke marrë masa paraprake. Sipas Harvard Health Publishing, mund të vishni gjithashtu rroba të bëra nga pëlhura që marrin frymë si pambuku, mëndafshi ose leshi dhe të lani rrobat pas çdo veshjeje. Për ushtrime, mund të preferoni të vishni pëlhura që largojnë lagështinë si najloni.