Mësohet data e meçit të Drilon Ramës NULL NULL 15.06.2025 22:20 15.06.2025 22:20 Boksieri Drilon Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për Sports Show të Klan Kosovës. Fituesi i Big Brother VIP Kosovës kërkon një fitore të radhës pas asaj në shtëpinë më të famshme në Kosovë. “Po me të 28-tin (qershor) e kam meçin në Londër mas një kohe, mas ni kohe të gjatë jam shumë i nxehtë me u rreeh apet edhe e di që shumë njerëz janë t’u e pritë këtë sen”, ka thënë Rama për Klan Kosovën. “Jam përgatitë për qet kohë të shkurtë – nuk e di a kom mujtë me u përgatitë ma mirë por kom ushtru si të tjera ditë”. “Kam me u rreh me ni kundërshtar, i ka shtatë meçe, asnjë humbje dhe të gjitha i ka fitu me nokaut, domethanë osht kundërshtar taman i mirë, edhe ka me u kanë meç shumë interesant besoj”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.