Mesazhi në shishe përfundon në plazhin e Ishujve Kajman NULL NULL 02.04.2024 18:21 02.04.2024 18:21 Mesazhi në shishe i gjetur në Ishujt Cajman Një burrë duke ecur në një plazh të Ishujve Kajman bëri një zbulim befasues: një shishe qelqi të mbushur me mesazhe të shkruara me dorë. Brian Phelps tha se po ecte përgjatë bregdetit kur vuri re shishen e mbushur me mesazhe të shkruara me dorë në letër shumëngjyrëshe. Ai shtoi se vendosi të mos e hapte shishen, por mesazhet duket se janë shënime nga anëtarët e familjes për një të dashur të ndjerë. “Për shkak të përmbajtjes që duket personale, unë do ta nxjerr shishen përsëri në det herën tjetër që të jem në det të hapur. Nga sa mund të shoh, shishja përmban tre deri në katër letra nga anëtarët e familjes të vitit 2021 për një anëtar të familjes të humbur”, tha Phelps për Cayman Compass. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete Shtytja turistike e Egjiptit e vë në rrezik plazhin kristal të pasur të Detit të Kuq 15/04/2025