Mesazhi i shpëton karrierën Amelias NULL NULL 17.10.2015 10:47 17.10.2015 10:47 Portieri Marco Amelia ka treguar se si ishte para përfundimit të karrierës si futbollist aktiv, por që një porosi që i ka dërguar Mohurinhos, ka ndryshuar rrjedhën e gjërave në fund. 33 vjeçari pasi kishte parë se Courtois ishte lënduar kishte vendosur që t’i shkruante strategut portugez. Pas marrjes së porosisë, Mou i kishte thënë atij se mund të bashkohej me Chelsean në stërvitje dhe më pas do të shihnin se çfarë do të bënin. Kështu në fund u vendos që atij t’i ofrohet kontrata të cilën ai e nënshkroi. “Plani im ishte që të kthehesha me një projekt në vendim tim, por doja të luaja dhe nuk mundesha t’i thosha Chelseas jo”, ka thënë Amelia. Amelia në të kaluarën ka luajtur për klubet si Milan dhe Roma, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.