Mes lotësh, sikur para 27 vjetësh, Osman Musliu flet për masakrën e Prekazit (VIDEO) NULL NULL 07.03.2025 13:46 07.03.2025 13:46 Osman Musliu - Masakra mbi Jasharët - Epopeja e UÇK-së - 1998 Pas vrasjes së 56 shqiptarëve, burra, gra e fëmijë, forcat serbe i kishin dërguar në Prishtinë Jasharët e Prekazit dhe më pas kthyer në një depo në Skenderaj. Osman Musliu që më 10 shkurt aty kishte shkuar në rolin e hoxhës, shpjegon mes lotësh atë që ka ndier 27 vjet më parë. “Kam mendu që është baballëku i Hamzës, dhe mu afru tha, hoxhë, Hamzës bre ia paskan vra krejt fëmijët, s’koka asnjë hiç. Atë moment jam kanë shumë i emocionum dhe sa herë e kujtoj atë moment mezi ndalna”, thotë hoxha Musliu për emisionin MAT në Klan Kosova. Mulla Osmani siç njihet në zonën e Drenicës rrëfen se presioni ishte I madh që varrimi i Jasharëve të kryhej pa vonesa. Ai tregon se si e kreu fshehurazi ritualin fetar islam për të vdekurit më 10 shkurt dhe si ishte bërë varrimi i Jasharëve dy herë brenda dy ditësh.