Mes Ligjit dhe Kanunit, Gjevukajt nuk i falin Kastratët (VIDEO) NULL NULL 09.07.2025 22:32 09.07.2025 22:32 Këto tradita zakonore e kanunore në rrafshin e Dukagjinit janë më të shprehura. Por këto shprehi kryeneçësie, Muriqi thotë se shqiptarët i kanë vetëm në mesvete, por jo edhe me me njerëz të kombësive të tjera. ”Si dukagjinas, i rrijmë gati menjëherë kur ngjanë një problem. Ngatërrohen dy familje ose dy djem, dy familjeve edhe ju rrjmë gati me bë pajtesën që mos me u bë më e madhe. Mos me ardhë deri te ndonjë ngatërresë, te therrja, te vrasja, apo dicka jetër edhe e mbyllim në fillim, aq sa mundim. Me mujtë në fillim është shumë më mirë, se ne shqiptarët vjen tun a u nxe gjaku më shpejt, jo ma bani, jo sma bani, jo të ra më hsumë e më pak, kështu”. ”Në Amerikë shqiptari me shqiptarin ëshë e ngjashme sikur këtu, nuk lëshojnë pe njëri tjetit, shkojnë procedura më të gjata – te pajtesa, por kam pas rast psh spanjolli apo zezaku, edhe ata me bë një shqiptari një rast, me rre apo dicka tjetër, ata e kan ënjë kërkim falje. Kërkon falje edhe para gjykate apo në polici, I kërkon falje, thotë se kem pas as se kam njoftë as s ekam ditë dhe u bë, dhe ai me aq e ndërpren dhe shqiptari pajtohet me atë, me të hujin pajtohet, me të thënë të drejtën ne mes vete jemi ndrysh, nuk lëshojmë pe njëri tjetrit, seps etë gjith e nijmë veten që jemi të fortë, të gjith hqiptarët janë të fortë, kah janë janë të fortë, por me të hujin duhet me i shku sistemit qysh e kanë ata”, ka shtuar më tej ai. Ekipi i emisionit Mat, vizitoi familjen Gjevukaj edhe në shtëpinë e tyre, por ata nuk qenë të gatshëm të pornoncohen para kamere. Klani merr vesh, nga burime brenda familjes, se përvec dhimbjes së madhe për vajzën, babai i Zanës, Bashkimi nuk po e fal gjakun edhe për një shkak tjetër. Një nga dy djemtë e tij, Elton Gjevukaj i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës më 20 qershor, për disa vepra penale si “Dhunë nё familje”, “Mbajtje nё pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar tё armëve, “Përdorim i armës apo mjetit tё rrezikshëm”, ka kërkuar që t’ë mos i falet gjaku i motrës duke deklaruar se vetë ai do të hakmerret për këtë rast. Po më 20 qershor, Policia publikoi njoftimin e dytë se kanë arrestuar 20 vjecarin Gjevukaj, për të cilin Klani merr vesh se vetë babai i tij e ka dorëzuar në polici, në momentin ku ai është paraqitur aty. ”Me kanun duhet me I pranu rastet edhe që nuk ëshë bë me qëllim, duhet kërkim falje, pajtesë e të gjitha senet tjera, pë rme ardhë te e mira, sidomos te aksidentet e falin kur shkojnëte vorret, kufoma është aty dhe kërkom falje në mes palëve që janë ndërmjetsuses dhe i zoti i shtëpisë apo prindi i të vdekunit, vajzës, gruas, apo cikës apo e bën faljen në prezencën e atij populli, e ka që zgjasin më gjatë”, tregon Muriqi. Babai i Argjendit, Hashiu, në një komunikim të shkruar me redaksinë e emisionit MAT, ka thënë se “kemi bo qmos dhe po mundohemi deri ne frymen e fundit qe te gjejmë mirekuptim me familjen Gjevukaj”, pa treguar më hsumë detaje për shkak të ngarkesës psikologjike që po përjetojnë aktualisht. Ani pse kërkim falja nga familja Kastrati nuk është pranuar dhe raportet në mes të dy familjeve vazhdojnë të mbesin të acaruara, Prokurorja e cila prezentoi në seancën e parë, Arlinda Nallbani Gacaferri, kërkoi që pranimi i fajsisë nga Argjendi të merret si rrethanë lehtësuese ndërsa më pas listoi masat rënduese të cilat gjykata duhet t’i ketë parasyshë. ”Konform nenit 70 të kprk-së si rrethanë rënduse për të pandehurin, të merret mosha e re e viktimës, e cila ka qenë e moshës 26 vjecare, dëmi I shkaktuar familjes, të cilëte kanë humbur vajzën e tyre, si dhe rrethanë rënduese të merret fakti se në momentin kur është shkaktuar aksidenti e njëjta ka qenë duke kaluar rrugën në vendkalimin për këmbësor”, tha prokurorja Arlinda Nallbani Gacaferri. Kështu edhe u bë, të nesërmen, më 1 korrik gjykata merr vendim që Argjentin ta dënoj me 4 vjet burgim për veprën penale Rrezikim i trafikut publik, ndërsa sipas kodit penal të republikës së kossovës, për këtë vepër me rrethanat e cekura n aktakuzë, dënimi shkon deri në 8 vjet. Se si e përjetuan krejt këtë rast, të gatshëm për të folur nuk ishin as familja Kastrati. Kryefamiljari, Haxhi Kastrati, ka thënë për emisionin MAT se emocionalisht janë shumë të rënduar. ”Jemi në gjendje jo të mirë për këtë rast, si familje. Më vjen keq shumë por për momentin nuk mund të deklaroj diqka, sepse aspak më lehtë nuk e kemi ne. Pothuajse kemi dhimbjen e barabartë me familjen Gjevukaj”, ka thënë Kastrati. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 09/07/2025