Merz thotë se regjimi iranian është dobësuar dhe mbase nuk do të kthehet më siç ishte NULL NULL 17.06.2025 17:25 17.06.2025 17:25 Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi se regjimi iranian është ‘dobësuar’ dhe sipas tij, mbase edhe nuk do të kthehet me forcën e mëparshme. Merz në intervistë për transmetuesin gjerman, Welt në samitin e G7-tës në Kanada, tha se ardhmja e Iranit është e “pasigurt” për shkak të konfliktit të vazhdueshëm me Izraelin. “Regjimi iranian është “dobësuar shumë dhe ndoshta nuk do të kthehet në forcën e tij të mëparshme. Do të duhet të presim dhe të shohim”, tha Merz, transmeton Klankosova.tv Ai shtoi se oferta evropiane për ndihmë diplomatike, në rast se bisedimet rifillojnë, është ende në fuqi, ashtu siç ishte para sulmeve. “Nëse do të lindte një situatë e re, Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të ishin përsëri të gatshme të ofronin ndihmë diplomatike, siç ishin deri të enjten e kaluar”, shtoi Merz. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Muhaxheri: Qeveria po lufton me kotece të pulave e me zyra të zbrazëta në veri 11 minuta më parë