Mervan Bejtullahu debuton me sukses në garat e UEFA-s NULL NULL 31.03.2023 15:03 31.03.2023 15:03 Portugal Eslovaquia Sub 17 Estadio do Fontelo Época 2022/2023 Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë me sukses të dëshmohen edhe në arenën ndërkombëtare. Së fundmi, Mervan Bejtullahu dhe Fatmir Sekiraqa kanë qenë të deleguar nga UEFA në turneun kualifikues për Evropianin 2023 për kombëtaret U17 që u mbajt në Portugali, prej 21 deri më 29 mars. Mervan Bejtullahu, i cili sivjet është pajisur me stemën e FIFA-s, i ka drejtuar me sukses dy ndeshje të këtij grupi, Portugali-Sllovaki dhe Sllovaki-Poloni, derisa ka qenë gjyqtar i katër në ndeshjen Portugali-Poloni. Për Bejtullahun kjo ishte hera e parë që ndau drejtësinë në garat e UEFA-s dhe këto ndeshje i kanë shërbyer për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të dëshmuar nivelin e tij para zyrtarëve të UEFA-s. Dyshja e gjyqtarëve kosovarë është vlerësuar pozitivisht për ndarjen e drejtësisë në këto ndeshje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 3 days