Merret vesh më i miri i FSK-së NULL NULL 08.05.2015 08:38 08.05.2015 08:38 FSK-ja sot do ta shpall ushtarin më të mirë të këtij viti. Forca e Sigurisë së Kosovës, sot me një ceremoni do të shpall zyrtarisht ushtarin më të mirë të këtij viti. Ceremonia mbahet në orën 13:00, në amfiteatrin e Brigadës për Mbështetje Operacionale, në Kazermën ‘’Adem Jashari të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Prishtinë. Në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, si gjeneralë dhe komandant të njësive të FSK-së. 22 pjesëtarë të përzgjedhur të të gjitha njësive të Forcës së Sigurisë garuan për këtë epitet. Ndryshe, për ta marrë këtë çmim, ushtarët u testuan në lëmitë si : Navigim tokësor (ditën dhe natën),gjuajtja me armë të gjata,test fizik, kalimi i poligonit me pengesa, test me shkrim në njohuri të përgjithshmeushtarake, marshim në distancë të gjatë me ngarkesë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 13 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 14 orë më parë