Merret vendim për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës NULL NULL 24.06.2025 13:31 24.06.2025 13:31 Çmimi i produkteve të naftës tashmë është rregulluar me vendimin e fundit për caktimin e masave mbrojtëse. Në bazë të kësaj është përcaktuar marzha tregtare maksimale e lejuar: Shitja me shumicë: deri në 2 eurocent për litër Shitja me pakicë: deri në 12 eurocent për litër. Ky vendim hyn në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe parashihet mbikëqyrje e shtuar inspektuese nga Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.