Merr fund rrugëtimi i United në FA Cup NULL NULL 02.03.2025 20:44 02.03.2025 20:44 Manchester United, është eliminuar nga 1/8 e finales në FA Cup. United u mposht në penallti nga Fulhami. Gjatë 90 minutave, ndeshja përfundoi 1:1. Po ashtu edhe gjatë vazhdimeve nuk pati gola, duke lënë që fituesi të përcaktohet nga 11-metërshat. Golin e parë të ndeshjes e shënoi Bassey në fund të pjesës së parë, për të shkuar në pushimin 15-minutësh me epërsi. Bruno Fernandes shënoi për 1:1, pas një asistimi nga ana e Diogo Dalot. Në penallti, Fulhami fitoi 4:3, pasi Manchester Unitedi humbi dy prej tyre, teksa londinezët i shënuan të gjitha. Ishin Victor Lindelof dhe Joshua Zirkzee, ata që dështuan nga pika e bardhë. Fulhami kalon në çerekfinale, së bashku me Manchester City, Prestonin, Aston Villën, Brightonin, Bournemouthin e Crystal Palace-in. Ndeshja Nottinhgham – Ipswich luhet nesër, për të kompletuar tetë klubet që kanë avansuar në çerekfinale.