Merr fund përgjithmonë romanca mes çiftit të famshëm NULL NULL 16.08.2024 15:06 16.08.2024 15:06 Chris Martin dhe e fejuara e tij, Dakota Johnson janë ndarë përgjithmonë. Frontmeni i Coldplay, i cili nisi lidhje me aktoren në vitin 2017 dhe u fejua pak vjet më parë, thuhet se tani “e ka pranuar se marrëdhënia ka mbaruar”. Dakota u fotografua fundjavën e kaluar pa unazën e saj të fejesës teksta shëtiste me qenin e saj në Malibu ku edhe jetonte me këngëtarin e Coldplay. Dyshja kishin një ndarje të shkurtër të përfolur në vitin 2019, e cila supozohej se ishte për shkak të presionit të tij që ata të kishin fëmijë, por ata shpejt u rikthyen bashkë, transmeton Klankosova.tv. Megjithatë, sipas Mail Online ata janë ndarë përgjithmonë pavarësisht përpjekjeve për të qëndruar bashkë.