Merr fund ecuria e fitoreve te Unitedi, i kthehen “normalitetit” NULL NULL 01.11.2025 18:12 01.11.2025 18:12 Manchester United ka dështuar të fitojë katër herë me radhë pasi u ndal me barazim 2-2 te Nottingham Forest. Djajtë e Kuq po fitonin 1:0 falë golit të Casemiros në minutën e 34-të dhe shkoi në pushim me epërsi. Për tre minuta u përmbys rezultati kur Morgan Gibbs-White, 48′, dhe Nicolo Savona, 50′, shënuan për 2-1. Unitedi krejt çfarë arriti të bëjë në pjesën e mbetur ishte që ta gjejë golin e barazimit përmes Amad Diallos, 81′. Pas dhjetë javësh Unitedi ndodhet i pesti me 17 pikë, tetë më pak se Arsenali që është i pari.