Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Merr flakë një njehsor i rrymës në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë

NULL NULL
04.07.2025 17:17

Një njehsor i energjikë elektrike ka marr flakë këtë pasdite në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, zonë e njohur si “Kafet e Vogla”.

Rastin për Klankosova.tv e konfirmuar nga Brigada e Zjarrfikësve, ku u bë e ditur se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Nga atje për Klankosova.tv thanë se nuk ka persona të lënduar nga ky incident.

Ndërkaq, komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi tha për Klankosova.tv se fillimisht një kabllo e rrymës së gjeneratorit ka pasur problem ku dhe ka shpërthyer zjarri.

“Zjarri ka qenë i vogël dhe është lokalizuar nga punëtorët e lokalit, sakaq zjarrfikësit e kanë shuar në total”, u shpreh Gashi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.