Merkel në pritje të rezultatit të testit për koronavirus NULL NULL 23.03.2020 16:13 23.03.2020 16:13 Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, është në pritje të rezultatit të testit për koronavirus. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë gjermane Steffen Seibert, gjatë një konference të mbajtur për media. “Kancelarja ndjehet mirë”, tha Seibert, por pa dhënë detaje se kur do të publikohet rezultati i shefes së ekzekutivit në Gjermani. Kancelarja është vendosur në vetizolim të dielën, pasi ka kontaktuar me një mjek të infektuar me koronavirus. Gjermania ka mbi 26 mijë e 220 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërsa 86 pacientë kanë vdekur.