Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Merkel: Misioni evropian në Ngushticën e Hormuzit mund të diskutohet në Finlandë

NULL NULL
14.08.2019 17:26

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka thënë se beson se ideja e një misioni detar në Ngushticën e Hormuzit do të diskutohet në takimet joformale që ministrave të jashtëm dhe atyre të mbrojtjes  të BE0së që do të mbahen këtë muaj në Finlandë.

“Mendoj se çështja e misioni evropian do të diskutohet atje sepse ky diskutim nuk ka ndodhur ende. Mendoj se Presidenca e Finlandës do të luajë rolin koordinues për këtë”, ka thënë Merkel, shkruan Reuters.

Ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes do të zhvillojnë takime joformale në Helsinki. Finlanda ka marrë Presidencën e radhës së BE-së nga 1 korriku.

Javën e kaluar Britania e Madhe iu bashkua SHBA-së në misionin detar të sigurisë në gji për të mbrojtur anijet tregtare që udhëtonin nëpër Ngushticën e Hormuzit, pasi që Irani kishte kapur një që barte flamurin britanik.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.