Merkel do të takohet me Putinin NULL NULL 29.04.2015 17:22 29.04.2015 17:22 Russia's President Vladimir Putin talks to German Chancellor Angela Merkel at the Kurhaus resort garden in Wiesbaden, October 15, 2007. Putin is on a two-day visit to Germany for talks between Germany and Russia. REUTERS/Bernd Kammerer/Pool (GERMANY) - RTR1UXUF Kancelaria gjermane Angela Merkel do të takojë presidentin rus Vlladimir Putin, gjatë vizitës së saj në Moskë më 10 maj. Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert tha se kancelaria do të vendosë një kurorë në varrin e ushtarit të panjohur , që ndodhet në afërsi të Kremlinit, raporton Tass. “Është e nevojshme të bëhet nderime për vuajtjet e popullit rus dhe shumë viktimave të Luftës së Dytë Botërore të cilat i filloi Gjermania”, tha Seibert. Ai nuk ka dhënë detaje se për çka kancelaria Merkel do të bisedojë me Putinin në Moskë. Merkel nuk do të marrë pjesë në paradën ushtarake që do të mbahet më 9 maj në Moskë me rastin e fitores gjatë Luftës së Dytë Botërore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.