Mërgimtarët nisen nga Sllovenia drejt Kroacisë në protestën për ish-krerët e UÇK-së NULL NULL 05.07.2026 12:04 05.07.2026 12:04 Një autobus me mërgimtarë nga Sllovenia është nisur drejt Kroacisë, ku sot në qytetin e Zarës do të mbahet protesta e gjashtë me radhë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova, mërgimtarët shihen duke udhëtuar së bashku dhe duke kënduar këngë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, teksa i janë bashkuar organizimit që pritet të mbledhë shqiptarë nga diaspora dhe komunitete të ndryshme në Kroaci. Protesta është paralajmëruar të fillojë në orën 18:00 në Zarë./Klankosova.tv Protesta e veteranëve: Sot në Kroaci kërkohet drejtësi për çlirimtarët