Mergim Pefqeli e përfundon rrugëtimin në Prishtinë NULL NULL 10.06.2024 21:10 10.06.2024 21:10 Mergim Pefqeli e përfundon rrugëtimin në Prishtinë Lojtari i bardhekaltëeve, Mergim Pefqeli ka mbaruar rrugëtimin e tij në klubin futbollistik të Prishtinës. E ky klub ka ndarë falënderim të veçantë për ish-futbollistin e tyre, shkruan klankosova.tv. Njoftimi i plotë: 𝐅𝐂 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚, 𝐟𝐚𝐥𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐧 6 sezone bardhekaltër: 2016-2019; 2020/21 dhe 2022-2024 – 168 paraqitje (60 zëvendësuar dhe 59 zëvendësues), 26 gola, 9 asistime. Njeriu i golave të minutave të fundit, sidomos i sezonit 2018/19, sidomos goli spektakolar i finales së Kupës kundër Gjilanit më 2023. Fëmijë i Prishtinës. Kulminacioni: shiriti i kapitenit në edicionin e fundit me ekipin e qytetit. Mesfushori, 𝐌𝐞𝐫𝐠𝐢𝐦 𝐏𝐞𝐟𝐪𝐞𝐥𝐢, i 10-ti me më së shumti paraqitje pas luftës. Golashënuesi i 16-të pas luftës. Ka regjistruar 5 paraqitje me skuadrën bardhekaltër në Evropë duke shënuar edhe 1 gol. “Pefi” do të jetë në kujtesën e gjatë të futbolldashësve të FC Prishtina! Klubi i uron shëndet dhe karrierë të gjatë e të suksesshme në vazhdim