Menyja e Prive-së për të shtunën (VIDEO) NULL NULL 14.05.2015 20:21 14.05.2015 20:21 Emisioni Prive këtë të shtunë sjell një mori materialesh dhe lajme për yjet shqiptar. Kamera jonë ka regjistruar momentin e varrimit të këngëtares Liliana Çavolli. Kush ishte i pranishëm për ti dhënë lamtumirë artistes. Elhaida Dani rrëfen emocionet para nisjes në Vienë. Çfarë thotë ajo në intervistën e fundit për mediat shqiptare para performancës. Të dielën shënohet dita ndërkombëtare kundër homofobisë. Sa janë homofob yjet tona? Intervista më e shkurtër merr përgjigje nga reperi Gold Ag. Rovena Stefa shpalos projektet e reja pas pauzës 2 vjeçare. A është në lidhje ajo e çfarë ndodhi me padinë që përmendi në rrjetet sociale? Me çka po mirret Ramadan Krasniqi? Valdrin Sahiti lançon koleksionin për meshkuj. Kush është çifti i ri në estradë e kush po sjell projekt të ri. Prive, e shtunë në ora 19.00. Një tjetër episod për të mos u humbur./Prive.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.