Menjëherë pasi vodhi, arrestohet NULL NULL 16.05.2015 12:11 16.05.2015 12:11 Pas një pune të suksesshme operative, sot rreth orës 09:00, Njësitet policore të Stacionit Policor në Ferizaj kanë arrestuar A.R. 19 vjeç , i dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë të kryer disa orë më heret në një studio grafike në rrugën ,,Rexhep Bislimi” në Ferizaj. Me këtë rast, i dyshuari në bashkëveprim me të dyshuarin A.M.(i cili për momentin është duke u kërkuar nga policia), kanë hyrë me forcë në një lokal dhe kanë vjedhur dy shtëpiza dhe dy monitorë. Me rastin e arrestimit, te i dyshuari janë gjetur disa nga gjësendet e vjedhura, të cilat janë konfiskuar dhe do të shërbejnë si prova materiale. Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh deri në kompletimin e lëndës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 6 orë më parë