Memli Krasniqi zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për Kryetar të Prizrenit: Me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë NULL NULL 09.07.2025 13:12 09.07.2025 13:12 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar mbrëMemli Krasniqi zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për Kryetar të Prizrenit: Me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar mbrëmë në një tubim madhështor në Prizren rikandidimin e Shaqir Totajt për një mandat të dytë si Kryetar i Komunës së Prizrenit. Në një atmosferë festive dhe entuziazmuese, përballë qindra qytetarëve dhe aktivistëve, Krasniqi vlerësoi lart punën katërvjeçare të Totajt, duke thënë se “Shaqa, duke nderuar epitetet e Prizrenit si qytet ‘historik’ dhe ‘kulturor’, ia ka shtuar edhe dy të tjerë: ‘i punës’ dhe ‘i zhvillimit’.” Kryetari i PDK-së theksoi se kudo që të lëvizësh në territorin e komunës, duken qartë rezultatet e angazhimit të kryetarit Totaj dhe ekipit të tij në shërbim të qytetarëve. “Më 12 tetor, prizrenasit do ta kenë shumë më të lehtë të vendosin për të ardhmen e tyre. Sepse me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë!”, përfundoi Krasniqi. Shaqir Totaj synon një mandat të dytë në krye të një prej komunave më të rëndësishme të Kosovës, ku PDK-ja ka një histori të gjatë qeverisjeje dhe mbështetje të fuqishme qytetare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan 3 orë më parë