Memli Krasniqi: Me nderime të thella kujtojmë sakrificën e Zahirit, Hakifit e Edmondit NULL NULL 31.01.2023 14:14 31.01.2023 14:14 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, frymëzuan brezat pasues të çlirimtarëve në përmbushjen e misionit të popullit tonë për liri e pavarësi. Të tre heronjtë që ranë për liri 26 vjet më parë, Krasniqi i ka quajtur figurat më emblematike të historisë së vendit tonë, njofton Klan Kosova. “Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha – tre trima, tre luftëtarë të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tre heronj të Kosovës, të cilët u flijuan 26 vite më parë, frymëzuan brezat pasues të çlirimtarëve në përmbushjen e misionit të popullit tonë për liri e pavarësi”. “Sot, me nderimet më të thella kujtojmë veprën dhe sakrificën e Zahirit, Hakifit e Edmondit, figurave më emblematike të historisë së vendit tonë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025