Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Memli Krasniqi: Kriza energjetike është pasojë direkte e dështimit të Qeverisë – kërkojmë veprime urgjente

NULL NULL
20.06.2025 16:03

Edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar paralajmërimet se vendi nga nesër do të përballet me mungesë të theksuar të prodhimit të energjisë elektrike.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se një paralajmërim i tillë është alarmues për gjendjen në sektorin energjetik të vendit, duek shtuar se kjo po ashtu është tregues i qartë i dështimit të Qeverisë Kurti, transmeton Klankosova.tv.

“Kosova ka rezerva të mëdha të thëngjillit dhe infrastrukturë ekzistuese për prodhim vendor, por sot qytetarët, përveç se po përballen me çmime marramendëse të energjisë, po përballen edhe me pasiguri dhe kërcënim me reduktime të furnizimit, pa asnjë transparencë. Prej përfundimit të luftës nuk ka ndodhur që mos të ketë fare prodhim të energjisë nga KEK-u!”, ka shkruar ai.

“Në emër të interesit publik, kërkoj urgjentisht nga Qeveria në largim që t’u japë qytetarëve një sqarim të plotë dhe të qartë:

Pse KEK-u nuk po arrin të prodhojë energji?

Cilat janë arsyet e degradimit të kësaj ndërmarrjeje strategjike?

A është kjo gjendje pasojë e sabotimit të qëllimshëm ndaj KEK-ut?

A kanë dorë mafia energjetike dhe sekserët e tregtisë me energji për gjendjen aktuale?

Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë situatë të rëndë?”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Energjia është çështje e sigurisë kombëtare – dhe kjo krizë kërkon urgjentisht veprime, jo arsyetime”, shtoi tutje ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.