Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Memli Krasniqi: Isni Kilaj ka zgjidhje për problemet e Malishevës, i duhet mbështetja e të gjithëve

NULL NULL
19.10.2021 14:31

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Isni Kilaj ka zgjidhje për problemet e Malishevës, prandaj i duhet mbështetja e të gjithëve.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi falënderoi të gjithë qytetarët e Malishevës që e kanë vlerësuar programin e tyre për zhvillim dhe potencialin që Kilaj do ta vë në shërbim të tyre, për të ardhmen prosperuese të kësaj komune.

“Shumë i lumtur që Partia Demokratike e Kosovës dhe qytetarët e Malishevës janë rilidhur fuqishëm për të qëndruar së bashku, që së bashku ta përmbyllin balotazhin me fitore, për ta nisur qeverisjen e përgjegjshme e zhvillimore, të cilën Isni Kilaj do t’ua ofrojë me pasion e përkushtim.

Jashtëzakonisht falënderues ndaj të gjithë qytetarëve të Malishevës që e kanë vlerësuar programin tonë për zhvillim dhe potencialin që z. Kilaj do ta vë në shërbim të tyre, për të ardhmen prosperuese të kësaj komune.

Malisheva meriton një qeverisje që çliron mundësitë e bllokuara në të gjitha drejtimet. Një qeverisje që ia ndryshon pamjen qytetit e që ua plotëson nevojat të gjitha vendbanimeve. Që siguron perspektivë për të rinjtë e të rejat e Malishevës, të cilët kanë aspiratë për të jetuar e për t’u zhvilluar në qytetin e tyre. Isni Kilaj i kupton këto nevoja dhe ka zgjidhje për to.

Prandaj, atij i duhet mbështetja e të gjithëve, sepse ai do të qeverisë për të gjithë e në dobi të të gjithëve, pa dallim”, ka shkruar Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.