Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Memli Krasniqi bën homazhe para arkivolit të Bujar Bukoshit

NULL NULL
12.06.2025 12:26

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me deputetë dhe zyrtarë të lartë të partisë, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, në hollin e Kuvendit.

Me këtë rast, Krasniqi ka ngushëlluar familjarët e Bukoshit dhe ka nënshkruar librin e zisë, duke vlerësuar lart kontributin e tij në periudha kyçe të historisë së Kosovës.

“Dr. Bujar Bukoshi ka qenë një figurë e rëndësishme dhe një kontribuues i madh për shtetin e Kosovës – si Kryeministër në ekzil gjatë viteve të ’90-ta, por edhe si njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë më 17 shkurt 2008. Kontributi i tij do të mbetet përgjithmonë pjesë e kujtesës institucionale dhe të historisë së shtetformimit të vendit tonë,” ka deklaruar kryetari I PDK-së, njofton Klankosova.tv.

Bujar Bukoshi vdiq këtë javë, duke lënë pas një trashëgimi të thellë në historinë e re të Kosovës.

May be an image of 5 people and text

May be an image of 13 people, dais and text

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.