Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Meksikë, lirohet sulmuesi i Olympiacos i marrë peng

NULL NULL
30.05.2016 21:48

Merr fund ankthi për një histori që mund të ishte kthyer në tragjedi.

Futbollisti meksikan i Olympiacosit, Alan Pulido është liruar pas pengmarrjes nga disa persona ende të paidentifikuar.

Sulmuesi i skuadrës greke u rrëmbye të shtunën në qytetin Ciudad Victoria ku kishte shkuar për të kaluar pushimet me familjen dhe të hënën, falë operacionit të policisë lokalë ai u lirua dhe është në gjendje shumë të mirë.

Sipas mediave meksikane, 25-vjeçari u rrëmbye teksa doli nga një klub nate nga persona që policia nuk i ka identifikuar ende./supersport.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.